Lajmi i fundit:
Rama shkarkon nga detyra ministren e financave Delina Ibrahimaj
Kryeministri Edi Rama shkarkoi nga detyra pak para mbledhjes urgjente të Qeverisë, një nga ministret e tij. Bëhet fjalë për ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. Megjithate ende nuk ka nje reagim zyrtar.
Arsyeja e shkarkimit të ministres së Financave dhe Ekonomisë ende nuk bëhet e ditur. Shkarkimi i Ibrahimajt përbën edhe të dytin në pak ditë nga kryeministri Rama, i cili më parë ka liruar nga detyra ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe në vend të tij emëroi Taulant Ballën në pozitën e lartë.
@NewsIn.Al

