KreuAktualitetiRangers injoron direktivën e UEFA-s për të mos luajtur himnin e ri...

Rangers injoron direktivën e UEFA-s për të mos luajtur himnin e ri mbretëror në fillim të ndeshjes së Champions League

Kur një popull ndjehet krenar për Kombin e tij.

Rangers ka zgjedhur të injorojë direktivën e UEFA-s për të mos luajtur himnin e ri mbretëror në fillim të ndeshjes së Champions League kundër Napolit.

Klubi skocez që ka pasur gjithmonë një lidhje të ngushtë me familjen mbretërore të Britanisë, ka injoruar vendimin e UEFA duke vendosur himnin e ri “Zot, ruaje Mbretin”.

Lojtarët kanë mbajtur një minutë heshtje, ndërsa e veçantë ka qenë edhe koreografia e tifozëve në kujtim të Mbretëreshës Elisabeta II, e cila ndërroi jetë në moshën 96 vjeçare.

Uefa i lejoi klubit skocez të mbante një minutë heshtje dhe shirita të zinj, por nuk pranoi që të interpretohej himni mbretëror tashmë i ndryshuar nga “God save the Queen” në “God save the King”.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit