KreuAktualitetiReagimit të qytetarëve për gjobat ndaj kalimtarëve, ju është bashkuar dhe...

Reagimit të qytetarëve për gjobat ndaj kalimtarëve, ju është bashkuar dhe anëtari i Këshillit Bashkiak, zoti Erald Fejzulla.

Pas aksionit të policisë rrugore në Korçë për të gjobitur ata qytetarë që nuk respektojnë vijat e bardha, reagimit të qytetarëve ju është bashkuar dhe anëtari i Këshillit Bashkiak, zoti Erald Fejzulla.
Në postimin e tij në facebook, ai është shprehur se qytetarët patjetër duhet të zbatojnë rregullat e qarkullimit, por para se të fillojë ndëshkimi nga ana e policisë rrugore, duhet të fillojë një fushatë sensibilizuese dhe duhen marrë masa për rregullimin e sinjalistikës.

Ja postimi i z. Erald Fejzulla:

“Sot është bërë nami me gjoba për këmbësorët! Dhe ku? Në Korçë!

Normal në Korçë, sepse këtu qytetarët janë më të kulturuar dhe e pranojnë mendësinë që nëse shkel ligjin, duhet të ndëshkohesh.
Kjo është një situatë mëse normale, sepse dhe unë si drejtues mjeti jam gjobitur sa herë kam shkelur rregullat dhe këto gjoba më kanë shërbyer për t’u përmirësuar si drejtues mjeti. Nga ana tjetër, drejtuesi i mjetit ka kryer një kurs për rregullat e qarkullimit dhe është i vetëdijshëm për gabimet që kryen dhe e meriton gjobën.
Këmbësori, nga ana tjetër, nuk mund të jetë kurrësesi në të njëjtat kushte.
Të nderuar gjobëvenësa, kujdesuni njëherë që sinjalistika vertikale dhe horizontale të jetë ajo që duhet të jetë! Bëni sensibilizim publik 1-2 muaj apo më shumë dhe pastaj pa diskutim që keni moralin dhe të drejtën të gjobisni këmbësorë.
Unë personalisht do kërkoj që këto gjoba të anullohen derisa këto pika të plotësohen”!

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit