Real dhe City në “8” të Champions League.
Ekipet favorite konfirmuan parashikimet dhe kaluan në fazën tjetër të kompeticionit të madh europian.
Real Madridi u kualifikua në ankth në çerekfinalen e Champions League, teksa barazoi (1-1) në Santiago Bernabeu ndaj Leipzig-ut, ndërsa në ndeshjen e parë në Gjermani, “mbretëresha” fitoi 1-0.
Përkundrazi, Mançester Siti nuk pati asnjë problem ndaj Kopenhagës, të cilën e mposhti sërish (këtë herë në Etihad) dhe madje me të njëjtin rezultat (3-1).

@NewsIn.Al

