RENEA mësyn në banesën e 62-vjeçarit në Maliq, i cili plagosi gruan, djalin dhe qëlloi policët
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që po ndodh në fshatin Qesarakë, ku policia ka rrethuar zonën, pasi 62-vjeçari Ramiz .M., u izolua në banesë dhe hapi zjarr ndaj tyre.
Mësohet se forcat RENEA kanë mundur të shkojnë deri ne katin e dyte të banesës. ndersa autori eshte zhvendosur në papafingo.
Efektivët shkuan në shtëpinë e 62-vjeçarit pasi ky i fundit plagosi bashkëshorten, P.M., me mjet prerës në këmbë, ndërsa goditi me mjet të fortë në kokë të birin, Kamber Muçollari. Nënë e bir ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë, janë njoftuar se në fshatin Qesarakë, Maliq, shtetasi R. M., 62 vjeç, kishte dëmtuar me mjet prerës në këmbë bashkëshorten e tij P. M., 58 vjeçe dhe me mjet të fortë në kokë djalin e tij K. M., 27 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës.(Sot)
@NewsIn.Al

