KreuAktualitetiRevista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku të gjithë italianët ëndërrojnë të shkojnë

Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku të gjithë italianët ëndërrojnë të shkojnë

Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku të gjithë italianët ëndërrojnë të shkojnë

Shqipëria është vetëm një hap larg Italisë dhe ofron pushime të përballueshme, të pasura me aktivitete dhe bukuri natyrore,” shkruan Riccardo Castrichini në revistën italiane Esquire, duke e cilësuar vendin një nga destinacionet më tërheqëse të verës 2025.

Me mbërritjen e verës dhe dëshirën për pushime, shumë italianë përballen me kufizime financiare dhe kohore. Por Shqipëria paraqitet si një alternativë ideale për të gjitha llojet e buxheteve, duke ofruar përvoja që nuk kanë asgjë për t’i pasur zili destinacioneve të shtrenjta si Greqia apo Kroacia.

Sipas një renditjeje të hartuar nga “HelloSafe” për vendet më të mira për t’u vizituar në vitin 2025, Shqipëria zë vendin e parë, duke u vlerësuar për sigurinë, komoditetin, praninë në rrjetet sociale, klimën e favorshme dhe afërsinë me Italinë. Me një rezultat prej 75.8 pikësh, ajo cilësohet si destinacioni më i mirë për këtë vit.

Përveç plazheve të mrekullueshme si Ksamil apo Gjiri i Dafinës në gadishullin e Karaburunit, artikulli sugjeron të mos anashkalohen bukuritë e brendësisë së vendit. Ndër to veçohet lugina e Thethit, një parajsë për ata që kërkojnë natyrë të paprekur, liqene alpine dhe pyje të dendura.

Në përfundim, Shqipëria po rikonfirmohet si një ndër destinacionet më në trend në Evropë për vitin 2025, një vend që kombinon bukurinë natyrore, mikpritjen dhe çmimet e arsyeshme, duke e kthyer atë në ëndrrën e re të pushimeve verore për italianët.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit