Rikthim në “Plepat”! Duan të fusin në sistemin e drejtësisë individë me nota mesatare 5, 6?
Në datën 29 janar Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës ka marrë një vendim skandaloz, duke hequr KRITERIN e mesatares mbi 8 të lëndëve kryesore, për kandidatët pretendues të këtij institucioni. ⚠️⚠️⚠️
Pra, deri përpara kësaj date, ata të cilët kërkonin të aplikonin në Shkollën e Magjistraturës për të dalë Gjyqtar apo Prokuror, duhet të kishte mesataren mbi 8, që të kualifikoheshin si kandidatë.
❌️Heqja e kriterit të mesatares hap rrugën që çdo student që ka mbaruar masterin, të kandidojë për në Shkollën e Magjistraturës.
Cilat janë arsyet e heqjes së kriterit të mesatares?
Duan të fusin në sistemin e drejtësisë individë me nota mesatare 5, 6?
Duan ta kthejnë Magjistraturën siç ka përfunduar mësuesia, me nxënës kalues që e zgjedhin?
Nga kominikimet që kam pasur me student kandidatë në këtë shkollë, e shohin këtë si një lëvizje favorizuese për individë të caktuar, që kërkojnë t’i fusin në sistem.
A është kjo e vërtetë? Do ishte ulëritëse nëse PO!
Thënë kjo, pasi kandidatët me mesataren mbi 8, që i plotësojnë kriteret e mesatares nuk shqetësohen se nxënësit e 5-ës janë më të zotë sesa ata, por panikosen sepse këta individë me njohjet që kanë, do u marrin vendet me mik.
Po si mundet që Gjyqtar e Prokuror të bëhet një me mesatare shumë të dobët?
Kjo do dalë si puna e shkollës 6-mujore që është bërë dikur, kur për t’u bërë gjyqtar mjaftonte të bëjë këtë kurs.
Dhe tashmë me heqjen e mesatares do fusin prap në sistem njerëz që nuk e meritojnë të jenë aty.
Ky është skandal!!!
Osman Stafa
@NewsIn.Al
