Rikthimi më i madh në historinë e Serie A.
Le t’ju kthejmë pak në të kaluarën e fundit, konkretisht në fillim të sezonit 2015/2016.
Java 1: Juventus humbet në shtëpi nga Udinese
“Për herë të parë, Juventusi humbet në shtëpi në hapjen e sezonit! ”
Zoti Allegri:
“Na duhej pak fat dhe e dimë si të përballemi me Romën në ndeshjen e radhës. ”
Pogba:
“Kanë mbetur edhe 37 ndeshje, duhet t’i fitojmë të gjitha, nuk ka justifikime. ”
Java 2: Juventusi humbet nga Roma
Allegri:
“Po vuajmë nga lëndimet në skuadrën tonë, gjërat nuk shkuan mirë. ”
Nainggolan:
“Ky është sezoni ynë, ne do të fitojmë ligën dhe do të jemi kali i errët në Evropë. Jemi si Juventusi sezonin e kaluar! ”
Java 3: Juventus barazon me Chievo
Gazetat italiane:
“Fundi i Juventusit! Pas 4 sezonesh dominimi, koha e Juventusit ka mbaruar, dhe Italia është e emocionuar dhe e lumtur. Të gjithë duan Scudetto: Roma, Napoli, dhe Interi janë gjithashtu të motivuar. ”
Java 4: Juventusi humbet nga Napoli
Gazetat italiane:
“Ka ardhur koha jote, Napoli! Bie Juventusi dhe shkëlqen Napoli! ”
Zoti Allegri:
“Më quani të çmendur, por nuk jam i shqetësuar! ”
Java e 5-të: Juventusi humbet nga Sassuolo
Gazetat italiane:
“Juventusi i skandalizuar, ulet në vendin e 17-të. Klubet e Milanit, Napoli, dhe Roma po udhëheqin rrugën, por Fiorentina është në krye me besim! ”
Gazetat e Firences në mënyrë sarkastike:
“Sa e bukur është vendi i lartë, Juventus! ”
Mancini:
“Scudetto? Së pari, duhet të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve, pastaj pse jo! ”
Thohir dhe Zanetti:
“Unë besoj se kjo skuadër mund të jetë kampione! ”
Felipe Melo:
“Isha shumë i lumtur kur munda Juventusin me Galatasaray, ndërsa tani do të jem edhe më i lumtur duke i rrahur me Interin. Jam në klubin më të mirë në Itali, dhe do doja të kisha qenë më parë me ta! ”
Festimet në Napoli pas disfatës së Juventusit ndaj Sassuolos.
Menaxhmenti i Juventusit ndëshkon skuadrën me kamp stërvitor një javor brenda klubit!
Pastaj fillon historia e rikthimit më të madh në historinë e Serie A, me Juventusin që fiton 15 ndeshje radhazi,
@NewsIn.Al

