KreuAktualitetiRisi në “Aldo Morning Show”, programi ‘përmbys’ strukturën klasike

Risi në “Aldo Morning Show”, programi ‘përmbys’ strukturën klasike

Për vite me rradhë ka qënë emisioni më i ndjekur në orët e mëngjesit.

Për herë të parë prej transmetimit  të tij, emisioni “Aldo Morning Show” në Tv Klan ndryshon strukturën. Tashmë jo më i fshehur pas mikrofonit, Aldon Lipe drejton prej orës 7 pa 1 minutë deri  më 10:00 një program plot varietet, i shoqëruar nga gazetaret Albana Çaushaj dhe Megi Latifi.

Telefonatat në studio do të shndërrohen në mesazhe në WhatsApp, të cilat mund të jenë edhe video-thirrje. Veç temës së ditës, do të vijojë parashikimi i motit, përditësimi mbi lajmet e fundit, si dhe rubrika “Zëri i Qytetarëve”. Natyrisht, muzika e mirë do të zgjojë si dhe do i shoqërojë shikuesit e programit për të nisur një mëngjes të këndshëm.

Një i ftuar special do të jetë i pranishëm në program për një intervistë plot dinamizëm dhe energji./tvklan.al

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit