Rivleresim per nje portret te panjohur te Skenderbeut nen driten e nje dokumenti origjinal.
Deri tani studjuesit jane perqendruar te nje dokument dhe nje portret qe tregojne se Skenderbeu perdorte veshje civile te tipit qe mbanin fisniket veneciane te importuara nga Venecia.
Une e di se sa e veshtire eshte te nderrohen stereotipet e krijuara ne vite, por per veshjen ushtarake te Skenderbeut nuk mund te anashkalohet nje dokument tjeter dhe nje portret tjeter qe perputhen kaq shume me njeri tjetrin.
Te libri i studjuesit te njohur rumun, N. Jorga, me titull: “Notes et extraits pour servir a l’Hisoire des Croisades aux XV siecle” , botuar ne Paris ne vitin 1899, ne faqen 49 gjendet ky dokument i marre nga Kartelat e Thesarit te arkivit te Mbreterise aragoneze:
….Nënmbreti Raimondo d’Ortafa mbërriti pranë Skenderbeut në qershor 1454, i shoqëruar me letërkredencialet e Alfonsit V, ku Skënderbeu thirrej “Komandant i përgjithshëm i njerëzve tanë të armatosur në Shqipëri”. Bashkë me titullin, Kastriotit iu dorëzua nga Ramon D’Ortafa, në emër të mbretit Alfons V, koleksioni i cohrave për veshje ushtarake, tipike aragoneze .
Studimin i këtij koleksioni cohësh e quajta me rëndësi të vecantë sepse hedh dritë mbi pamjen, modelin dhe ngjyrat e veshjeve ushtarake të Skënderbeut, të paktën që nga koha e nënëshkrimit të Traktatit të Gaetës ne 1451.
Nga përkthimi i hollësishëm i dokumentit mbi përmbajtjen e koleksionit del se cohët ishin gjithsej 20, në masën e një kompleti veshjeje secila. Ato ndaheshin në dy kategori:
1. Perpinian i zakonshëm: cohë e prodhuar në qytetin Perpignan , prej leshi të thurur (shajak) që përdorej nga kalorësit: 2 cohë ishin në ngjyrë të bardhë, 2 të kuqe, 2 të gjelbra dhe 4 në ngjyrë të kuqërremtë prej shafrani, 10 gjithsej. (Sipas studjuesit Alan Ryder, një veshje kaloresi me “perpinian të zakonshëm” kushtonte rreth 19.5 dukatë) .
2. Passatge d’Iviza: pëlhurë e përdorur në veshjet e kalorësisë aragoneze: 4 copë në ngjyrë të bardhë, 4 në të kuqe, 2 në të gjelbër, gjithsej 10 copë .
“Të njëzeta cohët dërguar Skënderbeut, ishin mbështjellë me një copë të madhe pëlhure me shkelqim, ngjyre bezhe, prodhim ekskluziv i endësve të qytetit Valencia”… perfundon dokumenti.
Nen driten e ketij dokumenti ia vlen t’i kushtohet serish vemendje një portreti per te cilin deri tani eshte dyshuar nese është ose jo i Skënderbeut megjithese ne koleksion emertohet “Portret i Skenderbeut.
Ne kete portret Kastrioti paraqitet në moshë të re (i vetmi portret ne kete moshe), i veshur pikerisht me stil ushtarak aragonez ku dominon ngjyra e kuqerremte e shafranit.
Portretit i takon Shkollës Italiane të Veriut rreth vitit 1520. Ai është pjesë e koleksionit privat Schulenburg. Portretin e ka blerë për 70 dukate në 23 prill të vitit 1738 Kont- Marshalli Johan Mattia von der Schulenburg për t’ia bërë dhuratë nipit të tij Christian Günther von der Schulenburg.
Ka nje peputhje qe nuk le asnje dyshim midis portretit dhe asaj c’ka thuhet ne dokumentin e arkivit te mbreterise se Aragones, me te cilen Skenderbeu neneshkroi ne vitin 1451 nje Traktat Bashkepunimi ne luften kunder osmaneve. Ne baze te traktatit Skenderbeu merrte prej saj ndihma ne te holla, armatime dhe veshje… (me gjeresisht te libri im GJ.K.Skenderbeu – Kryqtari i Fundit) Virgjil Kule
@NewsIn.Al
vrgj