KreuAktualitetiRrahin një vajzë 16 vjeçare dhe tentojnë ta djegin me benzinë...dy të...

Rrahin një vajzë 16 vjeçare dhe tentojnë ta djegin me benzinë…dy të arrestuar , i treti në kërkim. Tiranë 25 gusht 2022

Rrahin një vajzë 16 vjeçare dhe tentojnë ta djegin me benzinë…dy të arrestuar , i treti në kërkim. Tiranë 25 gusht 2022

Dy të rinj nga Tirana janë arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia, pasi kanë dhunuar fizikisht dhe kanë tentuar të djegin me benzinë një vajzë 16 vjeçe. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se kanë shpallur në kërkim dhe një person të tretë, shtetasin Ardit Çela.

Referuar njoftimit zyrtar dhe burimeve policore, bëhet me dije se vajza 16 vjeçe ishte ish-bashkëjetuesja e një prej personave që e kanë dhunuar dhe po tentonte ta digjte me beniznë. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen por dyshimet janë se ka lidhje me marrëdhënien e prishur.

Dy shtetasit Enea Hoxha dhe D.M (17 vjeç) e kanë dhunuar me grushte e shkelma vajzën dhe më pas kanë dashur të djegin me lëndë djegëse. Fatmirësisht, ngjarja është parandaluar në kohë dhe tashmë materialet në ngarkim të dy dhunuesve i kanë kaluar Prokurorisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit E. H., dhe D. M., si dhe referuan materialet e shpallën në kërkim shtetasin A. Ç., 25 vjeç, pasi dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje (ish-bashkëjetuesja e shtetasit A. Ç.), si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë)”, njofton Policia e Tiranës.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit