KreuAktualitetiRreflektim mbi pyetjen A besoni në ZOT apo në shkencë?

Rreflektim mbi pyetjen A besoni në ZOT apo në shkencë?

Rreflektim mbi pyetjen

A besoni në ZOT apo në shkencë?

Shpesh herë kam dashur të kuptoj dhe shtjelloj më tej efektin përjashtues të kësaj pyetjeje. Pra ; ose beson në ZOT, ose në shkencë.
E nëse mund ti besosh të dya apo asnjërën prej tyre?
Do të mundohem të analizoj sipas mënyrës sime të të menduarit për ta shtjelluar atë më tej.
Nëse besoj në ZOT, atëhere besoj se gjithshka që ekziston është e menduar, dizenjuar dhe krijuar prej TIJ. Duke qenë përballë këtij besimi, gjithshka, pa përjashtim, është fryti i Krijuesit të quajtur ZOT. Për rrjedhojë, edhe shkenca, që mundohet të spjegojë anën tre dimensionale të krijimit, është pjesë e krijimit, pra është e prejardhur, e krijuar prej ZOTIT. Si i tillë, pozicioni që merr shkenca nën këtë këndvështrim, e përjashton pjesën e dytë të pyetjes si diçka në oponencë me ZOTIN.
Në fakt, edhe vetë pyetja “A beson në ZOT?”, fsheh në vetvete një grackë që K, Jung e ka spjeguar shumë qartë. Nëse unë besoj në ZOT, do të thotë që unë besoj se ka një të tillë, pavarësisht “mungesës” së fakteve direkte, apo në bazë të mrekullive që akoma nuk mund të spjegohen, por duke qenë se kanë ndodhur, e besoj. Ndryshon gjithshka nëse unë e di që ka një ZOT, Krijues, Arkitekt i Madh i Universit, Inteligjencë Supreme( pavarësisht emërtimit, substanca është e njëjta) unë thjeshtë e di që AI ekziston dhe nuk më lind nevoja të besoj në ekzistencën e tij.
Për analogji, duke zbatuar aksiomën “ Si brenda edhe jashtë, si lart edhe poshtë” do të doja të përdorja parabolën e më poshtëme:
Gjithkush nga ne e di se ka një nënë dhe një baba që e ka sjellë në jetë. E dimë, thjesht e dimë dhe nuk kemi nevojë as ta besojmë dhe as ta argumentojmë. Thjesht e dimë. Madje edhe në rastet më ekstreme, kur dikush ka qenë i braktisur prej prindërve të tij dhe asnjëherë nuk ka pasur kontakt me ta, ai dikushi, nuk beson sa ka një nënë dhe një baba, ai e di që i ka, pavarësisht rrethanave ku ndodhet.
Formulimi i pyetjes do të ishte shumë më i drejtë, frytdhënës dhe çliruese e interprerimeve të ndryshme po tl ishte e tillë;
Si ju besoni në ZOT dhe në shkencë?
Dimensioni i pyetjes zgjerohet pa fund. Kjo mënyrë formulimi e pyetjes, jo vetëm nuk do të ishte përjashtuese duke krijuar keqkuptime dhe moskuptime të ndryshme, por duke qënë çelësi i një hulumtimi të pa fund, do ti hapte rrugë të reja mënyrës së të kuptuarit dhe të interpretuarit të pafundësisë që na rrethon.
Ndaj edhe pytjen;
A besoni në ZOT apo në shkencë?
Pa asnjë hezitim do ta formuloja;
Si besoni në ZOT dhe në shkencë?

Armand Zoga – Manchester 2025

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit