Rrugë të mbarë bir… të njëjtën na thanë dhe prindërit tanë. Asgjë nuk ka ndryshuar! Nga Bledar Tuxhari
Ne fund te Nentorit 1995, ne nje dite te zymte dhe te vrenjtur mbaj mend qe me prinderit, motren dhe nje grup shokesh morrem rrugen per ne Rinas. Me zemer te thyer per largimin por me deshiren per tu perballur me te panjohuren, do te fluturoja per ne Malajzi per te vazhduar studimet. Si tani mbaj mend fjalet e fundit te prinderve dhe rendesine e madhe per telefonaten e konfirmimit kur te arrija aty, mbaj mend shoket qe nga gardhi me tela jashte aeroportit me pershendesnin me dore ne momentet kur une po ngjitja shkallet e avionit. Mbaj mend rrugen e gjate, peripecite deri sa arrita, veshtiresite e para deri sa u stabilizova, lotet kur merrja letrat nga prinderit, e dashura, motra dhe shoket, netet kur me mbyste malli dhe dilja tek fusha e futbollit duke menduar te gjithe njerezit e zemres me radhe. Ehhhh…. kurbeti ngelet kurbet sado mire qe te jesh.
Me pas ne gusht 98 mu bashkua dhe pjesa tjeter e zemres sime dhe krijuam shume heret folene tone modeste. Te dyve na dukej sikur bashke e perballonim me mire mallin, hallet, studimet dhe vertet qe edhe pse ndonje here e perplasnim ndonje tigan a tenxhere ose therrisnim pak, inati kalonte sakaq dhe ne prape ishim dy te dashuruarit qe nuk rrinim dot larg njeri tjetrit. Cdo gje gelltitej dhe jeta vazhdonte po aq e bukur. Ne qanim, qeshnim, malloseshim, shetisnim, zbaviteshim, mesonim per tu bere me te mire … por gjithmone si ne Kurbet.
Keshtu kaluan disa vite dhe kur u afrua fundi i shkolles, mes dilemave per te ndenjur apo per tu rikthyer zgjodhem kete te dyten. Me pozitivitetin rinor vume ne peshe shume gjera dhe fitoi dashuria per vendin, dashuria per prinderit, malli dhe mendimi qe foleja jone do te ishte me e bukur dhe me e forte ne vendin tone i cili do te behej Europe shume shpejt. Na vinte per te qeshur me miqte shqiptare qe here aps here perzjenin anglishten me shqipen dhe shpresonim se dhe “zogjte” tane te vegjel do te flisnin shqip njesoj si ne, gjithe jeten e tyre. Shpresonim qe foleja jone do te ishte e bukur dhe e madhe, jeta do te kishte kuptim prane njerezve te dashur dhe sigurisht qe “zogjte” tane te vegjel nuk do te trembeshin nga “zogjte” grabitqare qe vjedhin cdo gje. Shpresonim qe jeta jone do te ishte e bukur sepse nje periudhe tranzicioni nuk mund te zgjase me shume se 10 apo 15 vjet. Keshtu qe ne Nentor 2002 filluam endrren shqiptare…. !!! Dalengadale filluam te kuptonim qe kjo enderr qe kishim nuk dukej se do behej ndonje here realitet. Me kalimin e viteve kishte ndonje moment te bukur por perseri sa here zgjoheshim na trembte fakti qe enderra jo vetem nuk perfundonte, jo vetem qe nuk behej me e bukur por vetem perkeqesohej. Nuk e humbem shpresen, kemi luftuar pa fund, kemi punuar, kemi paguar taksa, jemi munduar ti edukojme femijet sa me mire, kemi sakrifikuar, kemi votuar, nuk e kemi shitur voten por perseri me perjashtim te vetem disa periudhave deri diku te bukura, vjen nje moment qe enderra te kthehet ne makth.
Ja ku jemi perseri sot pas 20 vjetesh, me te rritur pjekur apo plakur. Shtator 2021 dhe perseri ne Rinas…!!! Zemra po na cahet nga dhimbja. Sot eshte radha qe pas 30 vjetesh periudhe tranzicioni te percjellim femijen larg sepse kjo foleja jone nuk ja jep dot ende mundesite qe i takojne dhe per te cilat kemi sakrifikuar endrren tone. Ne ndihemi fajtore qe keta qe kemi mbi koke jane keta qe jane dhe qe vazhdojne te na shkelin, vjedhin, grabisin, te mos na degjojne… dhe me e keqja te tallen me ne! Por te pakten jemi te lumtur qe djalit po i jepet mundesia te behet dikush dhe ta rregulloje jeten diku tjeter.
Fluturo o BIR! Rriti krahet dhe fluturo sa me lart e sa me larg ne folene tende te re! Ne sigurisht qe do na dhembe zemra por te siguroj qe do sherohemi duke ditur qe ti je mire. Nese ndonje dite do vendosesh te kthehesh prape, sigurohu qe te mos besh gabimin tone dhe ti lesh enderrat tende ne dore te te tjereve. Motren, Mamin dhe Mua do na kesh gjithmone prane zemra ime. Zvarre do te hiqemi qe ti te behesh dikush dhe te jesh mire.
Vetem nje keshille bab, nese vendos te kthehesh dikur perpiqu te mendosh me zemer dhe mos u bej kurre si keta qe kemi mbi koke. Gjumi nuk behet rehat kur fle mbi dyshek me lek o BIR, por kur njerezit qe ke perreth te duan…!!! Keta qe kemi mbi koke, akoma vazhdojne mbushin dyshekun.
(Realitet, të cilin e jetuam edhe ne… te njëjtat fjalë, vetëm lotët ndryshojnë… )
#NewsIn. Al

