KreuKulturë / Art"Rrugët,  të gjitha më çojnë në Korçë" / Luerda C.Avdiaj

“Rrugët,  të gjitha më çojnë në Korçë” / Luerda C.Avdiaj

Korçës

***
Rrugët,
të gjitha më çojnë në Korçë

rrugicave të qytetit
mbetur është një histori
e pakryer,
e paputhur,
e paprekur
dy gjysma
bërë një hije pranë
Katedrales
mbremjes me yje të fikur

rendur do jetë gjithmonë
shpirti
vendeve të huaja
të ftohta

por sërish
në një stinë
ku serenata ndihmon
gotën e verës
të puth buzët e mishta
rrugët të gjitha
do të më çojnë në Korçë

Korçë, më 25 shkurt 2023
Copyright Luerda Avdiaj

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit