Wednesday, June 24, 2026
spot_img
HomeAktualitetiRrugicat që japin frymë...MITROPOLIA/ Nga Ilir Jano

Rrugicat që japin frymë…MITROPOLIA/ Nga Ilir Jano

Rrugicat që japin frymë…MITROPOLIA

U ndala te një rrugë e vjeter, duke kujtuar vjetërsinë e gjithësisë…Vjetërsia ish e vjetër, s’kishte moshë!

“Vjetërsia” kishte vetëm kujtime!
Trokita, trokita në çdo portë, por trokitja ish e kotë. Prita të vjetrat t’i shikoja, kërkova diçka, një zë, një jetë, por asgjë, asgjë…në rrugën “pa emër” s’takova asgjë, veç kujtimeve të fshehura thellë në kujtesë (mall shum mall)…
Megjithatë rrugëtimin e vazhdova, pavarësisht se rruga ish e vjetër, pa emër, ajo ekzistonte në melodinë e heshtur, melodi që gurët e rrugëve e këndonin sapo i përkëdhelje …melodi këmbane shenjtëruar në emrin e gjithë rrugicave pa emër që po kaloja…rrugicat me emrin fshehur brenda kalldrëmeve të tyre.. me emrin qe kurrë nuk do ta humbisnin:
“Rrugicat e Mitropolisë”!

Ilir Jano _ Korçë

@ NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments