SA KAM DASHUR
Sa kam dashur që të jem,
Dashuria jote e vetme.
Realiteti më flet ndryshe,
Ti kërkon të tjera prekje.
Përkëdhelje që të çmëndin,
Këto të miat tash s’kanë vlerë.
Më shikon si një të huaj,
Sikur të kam ngel në derë.
Nuk e di ku shkuan fjalët,
Dhe premtimet plot pasion.
Që rend e nuk ke të ndalur,
Tek femrat “me profesion”.
I vjetër sa vetë kohë,
Që e kanë si mbijetesë.
Për ato je llogaria,
Se kupton, je fitim shtesë.
Veç për kaq të duan zemër,
Tjetër gjë s’u hyn në punë.
Por se ti keq je verbuar,
Kur ato t’i afroj unë.
Ndoshta unë mërzitem kot,
Dhe mendoj të të ndryshoj.
Ti e ke pasion të lindur,
Thellë në gjak e paranojë.
Kështu ndodh kur mirë nuk njihesh,
Me atë që kalon jetën.
Vjen momenti i përzihesh,
Sa në shtrat fut atë tjetrën.

Lida Bashllari_Korçë 2025
@NewsIn.Al
