Safet Bajri në pranga…
Si u kthyen në armiq 2 fiset e njohura në Shkodër, Bajri dhe Lici
“I forti” i Dobraçit, Safet Bajri u arrestua nga RENEA mesditën e sotme në banesën e tij. Tre ditë më parë, forcat speciale zhvilluan kontrolle në Shkodër, në kërkim të Bajrit, por dështuan ta prangosin. SPAK kishte lëshuar një urdhërarresti për të, ndërsa GJKKO vendosi masën e sigurisë arrest në burg. Safet Bajri akuzohet për vasjen e Fatbardh Licit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2018 në Shkodër.
Fatbardh Lici është vëllai i “Tatës”, Mustafa Lici dhe xhaxhai i Ibrahim Licit, i shpallur gjithashtu në kërkim ndërkombëtar, për vrasjen e Endri Mustafës.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se SPAK ka bashkuar në një vetme dosjet e disa ngjarjeve kriminale në Shkodër, të dyshuara se janë kryer nga grupi kriminal Bajri, por brenda këtij grupi besohet se ka disa fraksione.
@NewsIn.Al

