KreuAktualitetiSali Berisha “merr hak” ndaj Ervin Salianjit, ia pret “vrullin” për ...

Sali Berisha “merr hak” ndaj Ervin Salianjit, ia pret “vrullin” për …

Pas deklaratës së bërë nga Ervin Salianji, se do të garojë për drejtimin e Partisë Demokratike, është bërë një reagim nga kjo e fundit. E cila i ka “prerë vrullin” ish-deputetit, duke u shprehur se nuk mund të kandidojë për drejtimin e forcës politike pasi nuk është më anëtar i saj.

Salianji nuk mund të kandidojë, nuk është më anëtar PD”, thuhet në përgjigjen e sekretarit të përgjithshëm të PD-së për Report Tv.

Ndërkohë në udhëzimin e shpërndarë nga Partia Demokratike për rifreskimin e listave të anëtarësisë thuhet se nuk konsiderohen anëtarë të kësaj partie ata që: “ Kanë punuar kundër interesave të Partisë Demokratike në fushatat zgjedhore, duke u angazhuar në forma të ndryshme pro kundërshtarëve tanë politikë; apo ata që , me qëndrimet e tyre publike dhe politike kanë vepruar kundër vijës politike të Partisë Demokratike, kanë bashkuar votat/qëndrimet me kundërshtarët tanë politikë për çështje shumë të rëndësishme në nivelin vendor apo qendror”.

Salianji prej kohësh tashmë “noton” kundër rrymës së Partisë demokratike, me takimet e organizuara në qytete të ndryshme të vendit, teksa Berisha e kla quarter atë të vetë-përjashtuar me argumentin se ka shkelur “vijat e kuqe dhe ka bashkëpunuar me krimin”.

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit