Thursday, May 21, 2026
spot_img
HomeAktualitetiSalianji me strukturat e Durrësit, Bardhi: Çdo mbledhje jashtë forumeve është private!

Salianji me strukturat e Durrësit, Bardhi: Çdo mbledhje jashtë forumeve është private!

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me takimin e zhvilluar sot nga ish deputeti demokrat Ervin Salianji me pjesë të strukturave të PD-së në qytetin e Durrësit.

Teksa tha se çdo mbledhje jashtë forumeve është private, Bardhi theksoi se mbështet qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Sali Berisha, sipas të cilit çdo mbledhje jashtë forumeve është private.

Bardhi tha se PD nuk pengon askënd që të shprehë lirisht mendimin e tij apo të takohet me demokratët.

“Nuk ka lidhje intervista ime me ato që bën Salianji. Mbështes qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Berisha, që ka thënë se: çdo mbledhje jashtë forumeve është private. PD nuk pengon askënd që të shprehë lirisht mendimin e tij apo të takohet me demokratët.
PD ka institucione që nuk i kanë kufizuar të drejtën e fjalës askujt dhe nuk kanë për të penguar askënd të shprehë lirshëm mendimin. Sikurse takime me demokratë, secili prej anëtarëve të kryesisë së PD-së dhe kolegëve bën çdo ditë zgjedhjen e tij se këto takime do t’i bëjë publike apo do të marrë realisht mendimin e demokratëve”, tha Bardhi për Euronews.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments