Ish futbollisti i kombëtares shqiptare Hamdi Salihi është renditur i 28-ti në Europë ndër golshënuesat më të mirë për shekullin e 21-të. Ish sulmuesi i njohur shkodran, pjesë e disa ekipeve të njohura europiane dhe një prej lojtarëve më të mirë në historinë e kombëtares shqiptare numëron 217 gola duke u renditur kështu i 28-ti mes 50 golashënuesve më të mirë të Europës. Salihi sa i përket shekullit të 21-të për golat e shënuar ka lënë pas emra të njohur në futbollin botëror si Dirk Kuyt, Di Natale, Mario Gomez, Robi Van Persie, Francesco Totti, Berbatov, Roy Makaay, Nistelrooy apo ylli botëror Del Piero. Një pjesë e tyre golat e shënuar i kanë edhe përgjatë shekullit të 20-të por për shekullin 21, pra nga viti 2000 dhe deri më tani Salihi ka kënë pas gjithë këto emra. Hamdi Salihi e nisi karrierën e tij në vitet 2000 duke u bërë pjesë e Vllaznisë në sezonet 2002-2004 me 30 gola të shënuar. Pas një eksperience në Greqi u bë pjesë e Tiranës për dy sezone duke realizuar 42 gola. Në 2007 bëri hapin e madh në karrierën e tij duke kaluar tek Ried mnë Austri pët të vijuar më pas tek Rapidi i Vienës dhe disa ekipe të tjera. Në 2015 u rikthye në Shqipëri duke qenë pjesë e Skenderbeut në vitet e lavdishme për dy sezone ku realizoi 42 gola. Në 2019 mbylli karrierën e tij në futbollin e luajtur duke numëruar 217 gola në total dhe duke u renditur i 28-ti në Europë. Sulmuesi shkodran nga 2006 deri në 2015 ishte një prej lojtarëve kryesor të kombëtares shqiptare me 50 ndeshje të luajtyra dhe 11 gola të shënuar ndërsa është një prej emrave kryesor që ndihmoi kombëtaren në kualifikimin historik në kampionatin europian në 2016-të edhe pse asokohe De Biazi nuk e grumbulloi duke e lënë jashtë europianit. Salihi sëfundmi kontribuoi si zëvendës trajner i kombëtares dhe ëndrrën e tij në kampionatin europian e realizoi si pjesë e stafit të kombëtares në 2024. Nga futbollistët shqiptar Besart Ibrahimi renditet i 35-ti me 207 gola. Të shënuar në këtë tabelë të UEFA por jo të klasifikuar në renditje, pas vendit të 48-të bëjnë pjesë edhe Viorensin Sinani me 179 gola dhe Daniel Xhafaj me 176 gola ndërsa në total duke përfshirë edhe golat në shekullin e mëparshëm, pra përpara viteve 2000 Sinani ka 213 gola ndërsa Xhafaj 207 gola në total. Këtë listë e kryeson Cristiano Ronaldo me 557 gola të shënuar, Levandovski me 402 gola të realizuar dhe i treti Ibrahimoviç me 393 gola të shënuar ndërsa më pas lista vijon me emra të tjerë të rëndësishëm të futbollit europian si golashënues.
BEST GOAL-SCORERS XXI CENTURY 2001-2024
NATIONAL LEAGUES UEFA
Player XXI XX Total Nationality Career
1 Cristiano Ronaldo 557 557 Portugal 2002-
2 Robert Lewandowski 402 402 Poland 2008-
3 Zlatan Ibrahimović 393 1 394 Sweden 1999-2023
4 Karim Benzema 300 300 France 2005-
5 André-Pierre Gignac 293 293 France 2006-
6 Martin Kamburov 287 1 288 Bulgaria 1998-2021
7 Eran Zahavi 282 282 Israel 2006-
8 David Villa 280 280 Spain 2003-2012
9 Edin Džeko 274 274 Bosnia and Herzegovina 2003-
10 Rhys Griffiths 272 272 Wales 2001-
11 Dejan Damjanović 268 268 Montenegro 2005-2023
12 Bafétimbi Gomis 265 265 France 2004-2024
13 Harry Kane 263 263 England 2011-
14 Klaas-Jan Huntelaar 257 257 Netherlands 2004-2021
15 Chris Venables 246 246 England 2003-
16 Klæmint Olsen 245 245 Faroe Islands 2007-
17 Nemanja Nikolić 239 239 Hungary 2008-2023
18 Marc Lloyd Williams 236 83 319 Wales 1992-2011
19 Burak Yılmaz 236 236 Turkey 2002-2023
20 Michael Wilde 235 235 England 2002-
21 Thierry Henry 232 53 285 France 1994-2012
22 Wayne Rooney 231 231 England 2002-2021
23 Romelu Lukaku 230 230 Belgium 2009-
24 Marcus Berg 230 230 Sweden 2005-2023
25 Kris Boyd 230 230 Scotland 2001-2019
26 Robbie Keane 224 12 236 Republic of Ireland 1997-2018
27 Bas Dost 220 220 Netherlands 2008-
28 Hamdi Salihi 217
@NewsIn.Al

