Se korçari di të dashurojë, di të përkëdhelë, di të ledhatojë…
Agim Xhafka_ Në 44 vjetorin e martesës
Fiks 44 vite më parë tek lokal “Dinamo” në Korçë unë dhe kjo zonja u martuam. Nuk besonim kurrë se do vuanim aq shumë,nuk e mendonim kurrë se do rropateshim pa fund. Ama e dinim se tej çdo pengese do na e merrte frymën lumturia.
Shpesh martesa quhet burg. Në fakt është burg i vértetë,ku gruaja dhe burri luajnë me turne rolin e gardianit. Por më mirë nga që pérgjegjësia nuk rrjedh rrugëve si uji në tubot e shpuara. Jeta me një grua,apo jeta me një burrë ka brenda frikën e monotones,të mérzitisë,të pendimit dhe të mallkimit,ah,mor djalë,ah moj vajzë,pse e humbe lirinë! Por ja që këtyre streseve zoti ua ka gjetur kurën. Lindin fëmijët,shkojnë në shkollë,rriten,martohen,plakesh dhe sheh se vitet kanë fluturuar mes pérplasjeve,halleve dhe gëzimeve.
Jeta me një grua,me një burrë është zymti,por kur rreth teje vértiten njerëz të rritur nga gjaku yt thua ,sa mirë që kjo vorbull mérzitie më pérfshiu mua.Sa mirë!
Grua,44 vjet edhe makinë Benz të isha do kisha cofur,do më kishe hedhur në plehra. Por ja që më durove se shumë,ah sa shumë të hidhérova,por edhe pafund të dashurova. Ti pas 43 vitesh nuk ma mban ta them,por je kthyer në një shishe vere që nëpér mote ke fituar më tepër ëmbëlsi,shije,aromë,klass dhe finesë. Më duhesh se të dua,më do se të duhem. Më shtrëngo fort,veç dy ngelëm në shtëpi. Jemi si atëhere kur e filluam. Që kur nxeheshe të porosisja:”Mos mbaj méri o njeri,po mos fole me mua s’ke me kë e njom gojën.”
Ikën 44,shumë janë,shpresoj që po aq do i mbushim prapë. E marrim zotim? Siç thamë që do bëjmë binjakë dhe ia dolëm?
U lodhëm e aq lodhje lamë pas. Tani po rehatohemi. Kemi hyrë në moshën kur profesion kemi “turistin”. Ta gëzojmë zemër,në fund të fundit shpérblimin e investimit rraskapitës po marrim.
Rrofsh shpirt deri sa të mbushësh 102 vjeç se kur unë të bëj 101 fiks atë ditë do të të lë. Nuk do kem zemér të duroj më shumë këtë pasion.nNdaj do fluturoj lart e do iki shumë larg. Por të premtoj se rrugës do le plot shenja. I ka lënë Romeo im,do i thuash vetes…
@NewsIn.Al

