KreuAktualitetiSelanik: Çiklizmi lakuriq për mjedisin

Selanik: Çiklizmi lakuriq për mjedisin

Selanik: Çiklizmi lakuriq për mjedisin

Dhjetra çiklistë të zhveshur bënë xhiron e tyre vjetore në Selanik për të promovuar biçikletën si mjet transporti.

Sipas organizatorëve, Gara Ndërkombëtare e Biçikletave Lakuriq, e zhvilluar për të 17-in vit në Selanik, është një festë e pohimit për biçikletën, mjedisin, trupin e lirë.

Gara me biçikletë lakuriq u organizua si një formë proteste kundër ndotjes së mjedisit por edhe me një qëllim të dytë: të dërgonte një mesazh kundër dhunës, konkretisht kundër luftërave dhe akoma më konkretisht kundër luftës në Gaza.

Dhjetra çiklistë, të zhveshur, me të brendshme apo të veshur normalisht, demonstruan për mbrojtjen e mjedisit, por edhe për “trupin e lirë” me sloganin qendror “trupi ynë lakuriq nuk është fyerje, është natyral dhe shumë i bukur”.

Organizatorët, me thirrjen e tyre, bënë thirrje për “STOP ndaj ekspozimit të turpshëm të njerëzve dhe planetit ndaj ndotjes dhe dhunës. Një festë e pohimit për Biçikletën, Mjedisin  , Trupin e Lirë. Ejani lakuriq sa guxoni, pjesëmarrje falas, me biçikleta, rrota dhe mjete të tjera pa motor.

Arturo Selimllari_ Selanik

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit