Selanik: Grabitësit kërcënuan me armë pronarin e një karburanti
I rrëmbyen kryqin nga qafa.
Një grabitje me armë ka ndodhur në një pikë karburanti në Kalochori të Selanikut . Në një video-dokument që është bërë sot në mëngjes, në orën e grabitjes, duken autorët teksa afrohen me makinën e tyre në pikën e karburantit, pranë pompave.
Pronarja po pret t’ju shërbejë dhe befas i sheh duke e kërcënuar me armë. Ata mbanin maska kirurgjikale, helmeta dhe kapuç.
Sipas asaj që tha pronarja, Maria Tsagatzi, ata zbritën dhe i thanë ” na jep lekët “. Ajo u tha se nuk kishte pasi ishte mëngjes dhe më pas ata i morën kryqin që kishte në qafë. Ata e kërcënuan edhe dy herë të tjera dhe më pas hipën në makinë dhe për pak e përplasën duke u larguar.
Autorët janë në kërkim nga policia.

Burimi: ERT
@NewsIn.Al

