Selanik/ Në pranga shqiptarë, grekë dhe maqedonas.
105 kg kokainë nga Ekuadori
Një bashkëpunim i shërbimeve policore maqedonase dhe greke, çoi në sekuestrimin e 105 kilogram kokainë në Selanik. Në pranga ranë 10 persona, 7 shtetas të Greqisë dhe 3 nga Shqipëria. 4 persona të tjerë janë arrestuar në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Brendshme Greke bën me dije se sekuestrimi është rezultat i një shkëmbimi disa mujor të informacionit dhe i bashkëpunimit të suksesshëm.
Kokaina ka mbërritur në portin e Selanikut e fshehur në 3 kontejnerë të cilat janë porositur dhe paguar nga një person nga Shkupi me iniciale A.K., 70 vjeç. Ai kishte hapur një kompani për importin e frutave nga Amerika e Jugut. Pas mbërritjes në Selanik, kontejnerët janë marrë nga një automjet mallrash me targa të RMV-së që drejtohej nga një 30-vjeçar maqedonas me iniciale M.M. i punësuar nga një person tjetër.


