Tuesday, July 28, 2026
spot_img
HomeAktualitetiSelanik: Si ndodhi krimi në Stavroupoli - Dy plumba në shpinë të...

Selanik: Si ndodhi krimi në Stavroupoli – Dy plumba në shpinë të viktimës 41-vjeçare

Selanik: Si ndodhi krimi në Stavroupoli – Dy plumba në shpinë të viktimës 41-vjeçare

Çfarë thotë një banor i lagjes për vrasjen mizore në Stavroupoli, në perëndim të Selanikut. Çfarë krimesh kishte 41-vjeçari mërgimtar nga Rusia që shqetësoi autoritetet

Autorët e atentatit vrasës kanë qenë duke hipur në një automjet ngjyrë bordo, ndërsa janë dy burra dhe një grua. 41-vjeçari dyshohet se u qëllua dy herë – me armë zjarri – nga njëri prej burrave.

Një ekip nga Nëndrejtoria e Hetimeve Kriminale të Greqisë së Veriut shkoi në vendngjarje për të eksploruar zonën, pak pas orës 14:00. Aty autoritetet gjetën një gëzhojë, ndërsa të dytën dyshohet se autori e kishte marrë pas vrasjes. Burri ka përfunduar i vdekur pranë motoçikletës së tij.

41-vjeçari ka marrë një plumb në shpinë dhe tjetrin mbi shpatull. Viktima ishte i njohur për EL.AS dhe ishte arrestuar më parë si anëtar i një organizate kriminale, me akuzën e drogës, armëve, zhvatjes dhe zjarrvënieve.

Arturo Selimllari_ Selanik

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments