Saturday, May 18, 2024
spot_img
HomeAktualitetiArdhja e Dritës së Shenjtë po afron. KRISHTI U NGJALL!

Ardhja e Dritës së Shenjtë po afron. KRISHTI U NGJALL!

Ardhja e Dritës së Shenjtë po afron.

Krishti u ngjall

Ortodoksia në mbarë planetin pret Ringjalljen e Shpëtimtarit që shënon fitoren e jetës mbi vdekjen. Prekja e Dritës së Shenjtë ndodhi në mënyrë misterioze në Varrin e Shenjtë të Jeruzalemit, ku ishin mbledhur mijëra besimtarë, ku masat e sigurisë ishin drakoniane për shkak të luftës.

Këmbanat e Kishës së Ngjalljes në Jeruzalem ranë të gëzuara, mijëra besimtarë ngritën qirinjtë dhe Drita e Shenjtë doli nga Kupola e Shenjtë. Patriarku i Jeruzalemit mbajti dy tufa me 33 qirinj të ndezur, aq vite sa Jezusi.

Drita e Ngjalljes iu përcoll qirinjve të besimtarëve që arritën të gjenden në Varrin e Shenjtë. Brenda një kohe të shkurtër drita e Shenjtë ndriçoi tempullin, duke krijuar një atmosferë unike dërrmuese.

Parapriu litania e shenjtë tre herë rreth Varrit të Shenjtë dhe dera u hap sipas formalitetit, pasi fillimisht kontrolloi brendësinë e saj për të përjashtuar praninë e ndonjë objekti që mund të ndezë zjarr.

Pak më vonë, Patriarku i Jerusalemit Theophilos ia dorëzoi delegacionit grek Dritën e Ngjalljes, me gjithë solemnitet: “Urojmë që kjo dritë të ndriçojë mendjet e njerëzve, t’u ngrohë zemrat e tyre, veçanërisht të ndriçojë mendjet e pushtetarëve të kësaj botë, të cilët marrin vendime për fatet e njerëzve”.

Paola Treska_ Në Korçën tonë

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments