SELANIK_ Rrëfehet autori i vrasjes: “Shpëtim Bajrami më kërcënonte se do më vriste”
Autori i vrasjes së 50-vjeçarit Shpetim Bajrami, të ndodhur mesditën e 13 korrikut 2023 pranë një karburanti në Selanik, ka dëshmuar në polici pas vetëdorëzimit ditën e djeshme.
Ndërkohë, autori 45-vjeçar, babai i tre fëmijëve, që u vetëdorëzua në polici një ditë më pas.ka thënë se nuk ka dashur ta vriste dhe se me viktimën ishin shokë por mes tyre ka pasur një konflikt për çështje lekësh.
“Kohët e fundit kam marrë kërcënime serioze për jetën nga viktima. Ka pasur dy incidente të dhunshme ndaj meje nga viktima dhe jashtë karburantit jam sulmuar sërish nga viktima”, ka thënë ai citon media greke prothotema.gr
Shpëtim Bajrami, 50-vjeçari shqiptar u ekzekutua me 3 plumba, në afërsi të një karburanti në Selanik të Greqisë mesditën e 13 korrikut në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut.
Dy elbasanllinjtë kanë pasur prej kohësh probleme midis tyre.
Selanuk_Arturo Selimllari
@NewsIn.Al

