KreuAktualiteti"Shansi i fundit" Edi Rama tregon lajmin për pronarët e banesave

“Shansi i fundit” Edi Rama tregon lajmin për pronarët e banesave

“Shansi i fundit”

Edi Rama tregon lajmin për pronarët e banesave

Rivlerësimi i pasurive të patundshme do të bëhet me 5% nga 15% që është aktualisht. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama i cili deklaroi se nisma hyn në fuqi në shtator dhe do të jetë e vlefshme për një vit, pra deri në fund të shtatorit të vitit 2025.

Po në shtator do të nisë puna për referencat e reja sa i përket rivlerësimit të pasurive. Sipas kryeministrit, kjo është mundësia e fundit për ata që duan të rivlerësojnë pasurinë me mim të ulët, pasi ka kosto për buxhetin.

“Ne kemi bërë këtë proces dy herë. Nuk është proces që bëhet rregullisht, sepse në thelb kjo është një amnisti. Por ka një kosto për buxhetin e shtetit, pasi në momentin që bëhet rivlerësimi, atëherë shmanget tatimi 15% mbi shitjet në vijim. Duke qenë se e para rivlerësimi është bërë bazuar në faktin që nuk ishin referencat e reja, sot me referencat mund t’u japim të drejtë qytetarëve të kenë një shans të fundit. Është e rëndësishme të konkludojmë edhe punën e nisur për referencat e reja për qytetet e reja dhe jo vetëm për Tiranën. Ne e kemi nisur punën, dhe do konkludojmë brenda 40-45 ditëve të ardhshme, do rindërtojmë një proces që rivlerësim të jetë i hapur 1 vit. Fund shtatori me fund shtatori. Rivlerësimi i parë është bërë me 1%, i dyti me 3% dhe i fundit do jetë me 5%”, tha kryeministri.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit