KreuAktualitetiShefi i Policisë Rrugore Qato, rikthehet në detyrë 3 ditë pasi qëlloi...

Shefi i Policisë Rrugore Qato, rikthehet në detyrë 3 ditë pasi qëlloi me shpullë qytetarin!

Shefi i Policisë Rrugore Qato, rikthehet në detyrë 3 ditë pasi qëlloi me shpullë qytetarin!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Altin Qato është rikthyer në detyrë vetëm tre ditë pas skandalit të raportuar në autostradën Thumanë-Kashar, ku ai u filmua teksa qëllonte me shpullë në fytyrë drejtuesin e një mjeti.

Lajmin e bën me dije ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili thotë se Altin Qato nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë dhe llogaridhënies, pavarësisht se mund të rikthehet në detyrë me bekimin e Rrumbullakut.

Partia Demokratike e dënon kthimin e Qatos në detyrë dhe kërkon marrjen e masave disiplinore serioze e të plota ndaj tij dhe çdo zyrtari që, në shkelje të detyrës, kërcënon, frikëson apo godet qytetarët.

Rikthimi i tij në detyrë, pas një “autokritike të shëndoshë” për Rrumbullakun e narko-Policisë dëshmon se sa i inkriminuar është pushteti, që nxjerr policët e Rrugores në rrugët e Shqipërisë për të goditur qytetarët, që jo vetëm paguajnë taksa për rrugët, por edhe rrogat e policëve”, thotë ai.

Pasditen e të premtes, banorët e Krujës dhe të Fushë-Krujës dolën në protestë duke bllokuar aksin rrugor Thumanë-Kashar. Ata kërkojnë hapjen e rrugës dytësore dhe një nyje për të hyrë në autostradën e re. Në formë protestë, shoferët u binin borive të makinave dhe një ndër ta u pikas nga Altin Qato.(Vox)

@NeesIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit