KreuAktualitetiShefi i Wagner Yevgeny Prigozhin vdiq, iu rrëzua aeroplani në Rusi

Shefi i Wagner Yevgeny Prigozhin vdiq, iu rrëzua aeroplani në Rusi

Shefi i Wagner Yevgeny Prigozhin vdiq, iu rrëzua aeroplani në Rusi thonë…

Atentat apo aksident?

Yevgeny Prigozhin vdiq në këtë incident së bashku me nëntë persona të tjerë.

Sipas raportit Prigozhin vdiq të mërkurën së bashku me 9 persona të tjerë por nuk ka detaje të tjera.

Sipas raporteve aeroplani u rrëzua në rajonin Tver të Rusisë. Agjencia e aviacionit të Rusisë e ka konfirmuar incidentin e rrëzimit të aeroplanit dhe se Prigozhin ishte një prej udhëtarëve.
Prigozhin me mercenarët e tij Wagner u ngritën në kryengritje në qershor të këtij viti dhe turpëruan despotin rus Vladimir Putin. Rebelimi i Wagner përfundoi me një ujdi mjaft të brishtë ku Wagner iu lejua të tërhiqet në Bjellorusi.

Gjatë kohë u spekulua se vdekja e pret Prigozhin, ish kuzhinierin e Putin, pas sfidës që ia bëri. Këto spekulime po vazhdojnë tash pas incidentit.

@NewsIn.Al

 

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit