Shëmbujt për rininë janë kudo, mjafton që mos kujtohemi për ta vetëm kur marrin medalje!
Të shkruash për kampionen e madhe Luiza Gega sot, është si të përsëritësh urimin e miliona shqiptarëve, krenarinë e ligjshme të tyre…dhe gjoksmburjen e politikanëve me aq “shumë” kontribut në suksesin madhështor të saj…
Është me vend krenaria kombëtare për Luizën dhe shumë domethënës mesazhi i sportit për rininë tonë.

Por shëmbujt për rininë gjenden kudo, sepse njerëz me kulturë nuk mungojnë!
Tomas Menkshi është i riu në foto. Në Korçë e njohin të gjithë. Sportdashës dhe tifoz i Skënderbeut, i pranishëm në çdo ndeshje futbolli, basketbolli apo volejbolli.
Por nuk është vetëm kjo…ai është dhe një qytetar shëmbullor. Nuk është hera e parë që mer insiativën për të sensibilizuar qytetarët për pastërtinë dhe kujdesin që duhet të kenë për higjenën në qytet .
I ri, i qeshur gjithmonë, poet dhe i diplomuar me rezultate shumë të mira ai është një shëmbull rinie dhe ndërgjegje qytetarie.
Dikush thotë de paralelizmi me kampionen e Europës është pa vend…punë e tyre kjo…për mua dhe Tomasi është kampion!
Sa herë e ka shoqëruar dhe duartrokitur në stërvitjet e shumta në Korçë, Luizën…se për pak harrova…për ne të gjithë, edhe Luiza është një kampione korçare!


@NewsIn.Al

