“Shën Mëri Hodigitria” është një ikonë e pikturuar nga Tërpo Zografi, djali i ikonografit me emër nga Korça Konstandin Zografit në fund të shekullit të XVIII . Ikona është pjesë e fondit të pasur të MKAM.
Virgjëresha dhe Krishti fëmijë që qëndron në anën e saj të majtë paraqiten portret. Në pjesën e sipërme të ikonës në të dyja anët e Virgjëreshës janë pikturuar dy profetët (Solomon dhe David) të cilët mbajnë në duar nga një elitar të hapur me fjalën e shenjtë.
Ikona është e tipit Hodigitria. Virgjëresha ka veshur mafor të purpurtë që kontraston bukur me të gjelbrën e ftohtë të veshjes së brendshme. Krishti ka veshur himation në ngjyrë të ngrohtë portokalli . Portreti i Virgjëreshës është modeluar me ëmbëlsi dhe ndihet bota e saj e brendëshme. Shumë interesante janë motivet floreale që rrethojnë gjithë ikonën.
#SaintMaryHodigitria
#MKAM
#PostByzantineArt
@NewsIn.Àl

