Tuesday, October 6, 2026
spot_img
HomeAktualitetiShkrihen 15 BASHKI, propozimi i Ramës merr “OK”: Ja EMRAT me kë...

Shkrihen 15 BASHKI, propozimi i Ramës merr “OK”: Ja EMRAT me kë do të bashkohen…

Shkrihen 15 BASHKI, propozimi i Ramës merr “OK”: Ja EMRAT me kë do të bashkohen…

Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, ka miratuar në parim projektligjin e depozituar nga Partia Socialiste, për Reformën e re Administrativo-Territoriale, duke zvogëluar numrin e bashkive nga 61, në 46. Në total, shkrihen 15 bashki.

Me 8 vota pro dhe 5 kundër, anëtarët e Komisionit të Ligjeve miratuan në parim propozimin, ndërsa më vonë gjatë pasdites pritet të rikthehen sërish në tryezë për të votuar nen për nen dhe në fund, votim në tërësi.

Projektligji i sotëm, do të kalojë në seancën plenare të datës 8 Tetor dhe aty pritet të marrë “dritën jeshile”, për t’u shndërruar zyrtarisht në ligj.

Deputetët e opozitës e kanë kundërshtuar fortë propozimin e socialistëve, si të kalkuluar në favor të interesave elektorale të partisë që qeverisë sot vendin, sesa zgjidhje e halleve të qytetarëve, raporton newsbomb.al.

Bashkitë që shkrihen dhe bashkohen:

  • Fushë-Arrëz + Pukë → Bashkia Pukë
  • Klos + Mat → Bashkia Mat
  • Rrogozhinë + Kavajë → Bashkia Kavajë
  • Dimal + Poliçan + Berat → Bashkia Berat
  • Patos + Fier → Bashkia Fier
  • Divjakë + Lushnjë → Bashkia Lushnjë
  • Selenicë + Vlorë → Bashkia Vlorë
  • Maliq + Korçë → Bashkia Korçë
  • Këlcyrë + Përmet → Bashkia Përmet
  • Memaliaj + Tepelenë → Bashkia Tepelenë
  • Libohovë + Gjirokastër → Bashkia Gjirokastër
  • Cërrik + Belsh + Elbasan → Bashkia Elbasan
  • Prrenjas + Librazhd → Bashkia Librazhd

Bashkëkryetari i Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku është shprehur se asnjë shërbim nuk do të largohet nga qytetet të cilat do t’iu bashkohen bashkive më të mëdha. Ndërkohë, në pothuajse të gjitha bashkitë që shkrihen, ka pasur kundërshtim ndaj propozimit, qoftë dhe ato që drejtohen nga të majtët.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments