Sipas Flash News, trafiku i shtetasve sirianë në vendin tonë duket se ka filluar të kryhet edhe nga shoqëritë e transportit të udhëtarëve, të cilët janë të liçensuar për të ofruar shërbimin e transportit ndërqytetas.
Më datë 07.06.2021, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Policia e Shtetit dha njoftimin zyrtar për kalimin ilegal të disa sirianëve në vendin tonë, të ndihmuar nga shtetas shqiptar.

