KreuAktualitetiShpërthim në një fermë peshku në Greqi...humb jetën emigranti shqiptar

Shpërthim në një fermë peshku në Greqi…humb jetën emigranti shqiptar

Shpërthim në një fermë peshku në Greqi…humb jetën emigranti shqiptar

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e së Dielës në një fermë peshku në Prevezë, në zonën e Kanallakit, në Greqi.

Si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën dy persona si dhe ka mbetur i plagosur rëndë një tjetër.

Sipas mediave greke, shpërthimi është shkaktuar nga një shishe propan, rreth orës 15:30, teksa dy punëtorët, një me origjinë greke dhe tjetri me origjinë shqiptare, po kryenin punimet të saldimi. Dy burrat e moshës 39 dhe 40 vjeç u plagosën rëndë dhe ndërruan jetë pak më pas.

Një tjetër punëtor ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar fillimisht në spital në Kanallakiou, ndërsa më pas është transferuar në spitalin e Prevezës për trajtim më të specializuar.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka nxjerrë nga banesat banorët e zonave përreth. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat dhe ekipet zjarrfikëse që kanë nisur operacionin e shpëtimit.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit