Shpëtohet jeta e 64 vjeçarit të plagosur në sulmin e agresorit që plagosi tre vetë.
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në një lokal në zonën e Laprakës në Tiranë, ku një persona plagosi me thikë tre të tjerë.
40-vjeçari Elton Mërgjyshi, autori i ngjarjes i cili është shpallur në kërkim, punonte në fabrikën e italianit Massimo Sorvillo dhe ky i fundit e kishte larguar nga puna, pas shumë paralajmërimesh.
Bashkë me shtetasin italian, në lokal ndodheshin 40-vjeçarja Roxhersa Rrapollari, bashkëshortja dhe vjehrri i tij, 64-vjeçari Viktor Rrapollari.
I plagosur rëndë nga agresori, 64 vjeçari Rrapollari doli nga reziku për jetën, falë ndërhyrjes së doktorëve në Spitalin Universitar të Traumës.
Foto e agresorit Mërgjyshi
@NewsIn.Al

