“Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”… Faik Konica, 100 vite më parë!
E njëjta gjëndje vazhdon. Mentaliteti i trashëguar ndër vite, vështirë të ndryshojë.
Populizmi i përfaqësuesve të ekstremit të djathtë, po shtrydh rivalitetin politik të pluralizmit në Shqipëri, që është konkurim idesh dhe jo revolucion bolshevik.
E gjithë kjo rëmujë e zhurmshme që nuk ka asgjë të përbashkët me nocionet demokratike, po prosperon dhe ndikon negativisht tek ajo masë njerëzish, që demokracinë e kanë marrë për anarshi dhe jo një kompleks ligjesh e normash, që rregullojnë marrëdhëniet brenda saj.
PD e vënë nën trysninë e ekstremit të djathtë, shkruan opinionisti Kastriot Aliaj, po përjeton një nga dramat më tronditëse të ekzistencës së saj.
E vetmja zgjidhje është ndërmarrja e një nisme bashkëpunuese kompromisi, për të ulur tensionin dhe ftohur gjakrat, për të mos e kthyer politikën brenda PD në një sport të përgjakshëm duke vënë ekstremizmin e djathtë përballë demokracisë!
Politika duhet ta kundërshtojë këtë maskaradë populiste dhe duhet ta orientojë popullin në mbrojtjen e të drejtave të tyre, vlerat demokratike!
@ NewsIn.Al

