Shtëpia e Poezisë
Edmond- Andrea Shallvari
Dhe një shpellë është banesë
E ndërtuar pa projekte
Një kasolle nën pemë
Me ca degë e ca gjethe
Dhe një shtroje pa çati
Një çati pa asnjë shtroje
Për dikë dhe një kuti
Si shtëpi e bërë prej gjoje
Ah, ç’po ndodh me poezinë
Të gjithë bëhen arkitektë
E ndërtojnë si shtëpinë
Qoftë vilë apo shpellë
Dhe kujtojnë, s’po e them
Po e them çfarë nuk kuptojnë
Mund të bësh skica përjet’
Por për shpirtin nuk mjaftojnë
Poezia s’njeh projekte
As për shpella, as për vila
Ajo është shtëpi më vete
Ku banon vetë Perëndia
Ka një portë pa trokitje
Mjafton pak t’i japësh frymë
Kur është frymë Perëndie
Është një zë që të thot’, “ Hyrë!”
Edmond-Andrea Shallvari
@NewsIn.Al

