Duke punuar në jetën reale si në Facebook
Mundohem të bëj miq në jetën reale, duke aplikuar të njëjtat metoda që përdor për të bërë miq në Facebook.
Duke ecur nëpër rrugë, u tregoj kalimtarëve çfarë kam ngrënë, si ndihem në atë moment, çfarë kam bërë natën e kaluar, çfarë do të bëj më vonë dhe me kë.
U tregoj atyre foto të familjes sime, qenit tim dhe kopshtit tim, duke rregulluar garazhin, duke ujitur lëndinën, duke qëndruar para peizazheve të bukura, duke ngarë makinën nëpër qytet, duke ngrënë drekë dhe në përgjithësi duke bërë gjithçka që bën çdo person normal çdo ditë.
Përveç kësaj, unë monitoroj bisedat e tyre, u jap një shenjë miratimi dhe u them se më pëlqejnë.
Dhe në fakt funksionon njësoj si në Facebook.
I ke “miq” dhe “shokë” s’i ke…i ke “shokë” dhe nuk i njeh!
Unë tashmë kam katër miq që më ndjekin:
Dy oficerë policie,
një hetues
dhe një psikiatër…
@NewsIn.Al

