KreuAktualiteti“Si më ftuat si nuk më ftuat, do ta prish dasmën”, Rogerti...

“Si më ftuat si nuk më ftuat, do ta prish dasmën”, Rogerti paralajmëron Mateon para martesës me Brikenën

Sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Albania pritet të mbahet dasma mes Brikenës dhe Mateos, ashtu siç u njoftua përmes zarfit që mbërriti gjatë ditës.

Ndërkohë, para ceremonisë, nuk munguan debatet mes banorëve.

Rogerti: “Kjo është për fjalimin tim. Si më ftuat apo s’më ftuat, unë do ta prish dasmën”.

Mateo: “Të pyeti njeri ty? Prishe”.

Rogerti: “Do ta prish pra”.

Mateo: “Çka kujton, që do të fitosh ndonjë pikë?”

Rogerti: “O vëlla, do ta prish dasmën me fjalim, o zotni. Do të mbaj një super fjalim për ju të dy dhe nuk do të ma prishësh këtë radhë”.

Mateo: “Po ta them edhe njëherë, nuk e mbaj fjalimin unë aty”.

Pritet të shihet nëse Rogerti do ta realizojë paralajmërimin e tij gjatë dasmës së mbrëmjes

Rogerti mbetet njeriu më ekzemplar që mund të gjendet. Solli “Luvrin” në Gjirokastër…Vetëm negativ!

@NewsIn.Al

 

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit