KreuAktualitetiSi rranë në kurthin e SPAK punonjësit e IMT-së që kërkuan lekë...

Si rranë në kurthin e SPAK punonjësit e IMT-së që kërkuan lekë për favorizim!

Punonjësit e IMT-së u kallëzuan nga vetë pronari i lokalit, se i kishin ofruar një marrëveshje që të mos ia prishnin tendën, kundrejt 1 mijë eurove. Policia, me miratimin e SPAK-ut, nisi përgjimet dhe më pas simuloi dhënien e parave

Në kohën kur 1 mijë eurot iu dorëzuan punonjësit Klajdi Zhilla, 3 kolegët e tjerë e prisnin brenda një lokali tjetër aty pranë. Policia ndërhyri menjëherë në lokal dhe në ato momente inspektorët i fshehën paratë në një gotë në banakun e lokalit.

Inspektori Klajdi Zhilla arriti të largohej me një automjet tip “Audi”, ndërsa 3 të tjerët u ndaluan. Prej tyre, në arrest në burg u la vetëm Geraldo Fuçia, si personi që kishte kërkuar ryshfetin, ndërsa Zhilla u shpall në kërkim pasi ishte ai që mori paratë nga pronari i objektit.

Dy të tjerët, një inspektori dhe menaxheri i lokalit, i cili dyshohet se ka ndihmuar në fshehjen e parave, po hetohen në gjendje të lirë.

Policia sekuestroi paratë që u gjetën në banakun e lokalit, të cilat korrespondonin me numrat serialë të kartëmonedhave që policia i dha kallëzuesit. Por, krahas tyre, u gjetën edhe 3 mijë euro dhe 27 mijë lekë, me dyshimet se mund t’u jenë marrë subjekteve të tjera, në këmbim të mosprishjes së tendave pa leje.
@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit