KreuKulturë / ArtSi sot në vitin1883 lindi në Evias Greqi, Georgios Papanikolaou, mjeku dhe...

Si sot në vitin1883 lindi në Evias Greqi, Georgios Papanikolaou, mjeku dhe studiuesi me famë botërore, krijuesi i “Test PAP”

Si sot në vitin1883 lindi në Evias Greqi,
Georgios Papanikolaou, mjeku dhe studiuesi me famë botërore, krijuesi i metodës për diagnostikimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës që mban emrin e tij.

“Test PAP”
Frika dhe ankthi i çdo femre kur mjeku ja shkruan si analizë për ta bërë. Domosdoshmëria jetike e grave të jetës tuaj. Bërja e këtij testi 1 herë në vit rregullisht, fal jetë. Por kush është ky Njeri Dashuri❤️ që e zbuloi? Është Georgio Papanikolaou, një nga dashuritë e mija të vyera.

Jeta.
Më 13 Maj 1883, në një qoshe periferike të Kimi në ishullin Grek Evia, lindi Georgio Papanikolaou. Ishte fëmija i tretë i Nikolaos dhe i Marias. Babai i tij ishte mjek dhe si Debutet dhe Kryetar Bashkie i Kimi, dha një kontribut shumë të madh në atdheun e tij të lindjes. Ai i qëndroi besnik idealeve të tij gjithë jetën dhe gjatë karrierës së tij politike u shqua si një politikan i shkëlqyer. Mamaja e tij Maria, ishte një grua figurë, shumë e pashme. Kështu që Georgio, do kalonte vitet e fëmijërisës së tij në një rreth familjar dhe shoqëror të shkëlqyer. Ai do formohej si një i Ri i respektueshëm me këdo, me kulturë, me edukatë, me shpirtin plot ndikime letraro-artistike.

Natyra e mrekullueshme ku u rrit, që ishte në harmoni të plotë me ekzistencën dhe dashurinë për jetën, e bënë atë një njeri tepër të ndjeshëm. ”Janë brënda meje kujtimet e ëmbla të fëmijërisë dhe rinisë time, në shtëpinë time të ngrohtë të prindërve”-shkruan Ai më 1958. Mbasi mbaroi filloren, shkoi në Athina për të vazhduar gjimnazin. Që në hapat e parë u duk që ishte një fenomen zgjuarsie, me etje për mësim dhe dëshirë për gjithçka të bukur dhe evoluese.

Filloi të mësojë Frënjgjisht, një gjuhë me rrezatim ndërkombëtar atëherë, e cila quhej e domosdoshme për të qënë figurë e kompletuar në një shoqëri. Duke patur një tendencë të theksuar për muzikën, ndoqi për tetë vjet mësime për violinë në Qëndrën Muzikore. I mahnitur pas filozofisë, letërsisë, muzikës, artit, poezisë, mundi të sundojë një hapësirë të tërë kulturore.

Më 1898 filloi studimet për Mjekësi në Universitetin e Athina në moshën 15 vjeç. Pasi u diplomua dhe mbaroi edhe detyrimin ushtarak, erdhi ora të vendoste për karrierën e tij. Babai i propozoi të punësohej si Mjek Ushtarak, pra vënd pune i sigurt dhe Georgio do e kundërshtojë prerë. Më 31 Dhjetor 1904 ai i shkruan të Atit:
”Jo, nuk dua të bëhem mjek ushtarak. Dua të jem i lirë, të ndjej gëzimin që të jep lufta për jetën. Mua nuk më tremb deti i hapur. Dua lirinë time, lirinë time të mjaltë… ”

Vendos të shkojë në Gjermani. Ndikimet nga Gant, Friedrich Nietzsche, Goethe, do bëjnë që Georgio të përfitojë një kuptim tjetër për jetën, që do kishte si qëllim, qëllimin më të lartë. Gjatë viteve 1907-10, mbaroi studimet për Biologji dhe Veterinari në universitetin e Ienas të Freiburg të Monaco. Gjatë kësaj periudhe përfiton një eksperiencë të madhe laboratorike. Publikoi dy punë studimore në Gjermani dhe fitoi titullin –PhD nga Universiteti me temën :” Kushtet e diferencimit racial të Dafnidon.”

Kthehet në Greqi dhe fillon të mendojë seriozisht për bashkëshorte jete. Në ishullin e tij të dashur Kimi jetonte familja Mourogeni. Vajza e tyre Maki ishte një vajzë e shkathët dhe me njohuri të veçanta kulture për atë kohë. Dinte frëngjisht, piano dhe fitoi menjëherë vëmendjen e Georgio i cili i bën propozim martese. I shpjegoi veç se duhet të jetë e gatshme për një ecuri shumë të vështirë jete me Të dhe tepër ëndërruese. Ajo e mahnitur nga personaliteti i tij pranon dhe martesa e tyre lidhet më 15 Shtator 1910 në Athina.

Pas martese shkojnë në Francë. Stacioni i tij i parë Instututi Oqeanik, ku Georgio merr përsipër studim në stafin e punës të Princit të Monaco, Alberto.
Në Ballkan shpërthen lufta e viteve 1912-13. Kthehet në Greqi dhe emigron sëbashku me nusen e tij Maki në New York të vitit 1913. Jeta e çiftit tepër e vështirë në një ambjent të ri, fare të panjohur, shumë e ashpër në fillesat e saj.
Georgio, mjek me titull, u bë shitës në një dyqan me qylyma, bashkëpunonte me gazetën Greke “ Atlantis” ndërsa nusja e tij qepte komça në qëndrën tregëtare “Gimbels”. I qetë dhe me durueshmëri, ai filloi të kërkojë punë studimore universitare.

Kryevepra e Tij.
Duke patur gjithë ato tituj nga Gjermania, në vitin 1944 ai hyn në Departamentin e Anatomisë në Universitetin “Cornell” me petagog Stockard. Vendosi të vazhdonte studimet që kishte filluar në Gjermani për materialin vaginal. Ishte shumë entuziast. Gjatë vëzhgimit në mikroskop ai konstaton morfologjinë e ndryshme të qelizave që vareshin nga faza e ciklit të vezoreve. Këto rezultate i krahasoi me orientimin hormonal të ciklit të vezoreve femërorere me atë të materialit vaginal. Duke studjuar materialin vaginal gjeti se, ndërmjet qelizave normale kishte nga ato jonormale të cilat kishin lidhje me kancerin e qafës së mitrës.
Në vitin 1920 ai ishte më rezultativ se kurrë.
Ai kreu studimet e para kliniko-laboratorike mbi vlerën diagnostike të ekzaminimit citologjik të vaginës te femrës.
Metoda citotoksike pioniere e Dr. Papanikolaout, u provua për herë të parë në gratë normale dhe u bë e njohur si “Pap smear” (Zbulimi Papanikolaou) dhe si “Pap Test” (Prova Papanikolaou).

Analizat e para klinike u bënë te gratë me kancer në «Women’s Hospital» në Nju Jork (1925). Gruaja e tij e dashur punonte krahë tij për gjetjen e materialit vaginal nga gra te ndryshme.
Në vitin 1928 paraqiti punën e tij “Diagnoza e re e kancerit” e cila nuk u bë shumë e njohur në botën Akademike. Ai vazhdoi studimet e tij në endokrinologjinë e gruas, ndërsa në tetor të 1939 fillon rishikimin e metodës për testimin e materialit vaginal për zbulimin e kancerit.
Në vitin 1941 ai botoi në revistën ” Journal Amerikane” studimin me titull “Vlera diagnostike e materialit vaginal për diagnoztikimin e kancerit në qafën e mitrës “. Ai theksoi nevojën për ta aplikuar këtë metodë për të gjitha gratë në fazën fillestare të shërueshme të kancerit të qafës së mitrës. Përshkruajti tiparet, morfologjinë, njgjyrat dhe tiparet e qelizave.
Në 1943 paraqet studimin “Diagnosis of Uterine Cancer by vaginal smear”. Qysh në fillim të vitit 1940 kishin filluar të zbatoheshin programe ekzaminimi të grave në Amerikë e cila kishte ulur ndjeshëm vdekshmërinë nga kanceri i qafës së mitrës.

Sëpasmi Georgio Papanikolaou u përqëndrua në trajnimin e mjekëve për marrjen e materialit biologjik nga mitra dhe vendosi kategorizimin e rezultateve në 5 kategori (Ι. ΙΙ. ΙΙΙ. ΙV, V) dhe kështu në Hospital Cornell lindi sektori i ri i “Exfoliativ Citologjik”. Për këtë punë monumentale e jetës së tij në “Atlas Apofolidotikis Citologjia” ai shkroi: “Është një nga kontributet e mija të fundit për shkencën. Falenderoj Perëndinë që më dha jetëgjatësi dhe fuqinë për të nxjerrë përmbarimisht mbarë këtë studim.”

Përveç punës së tij në Cornell ai punoi si Mjek konsulent në Spitalin Onkologjik: “MEMORIAL” .
Ai do fitojë sëpasmi të gjithë titujt e mjekësisë si: në Universitetin Cornell: 1914-1933: (Assistant Professor),
1937-1947: (Associate Professor),
1947-1957: (Profesor)
1957 -61: (Emeritus Professor).
44 vjet pa ardhur në Atdhe, në Greqi!!!

Vjen dhe shplodhet në folenë e tij të dashur të lindjes në Kimi të Evia. Banorët e pritën me aq dashuri dhe ngrohtësi. Pak më vonë do pranojë propozimin që ju bë nga Instituti i Kërkimeve për Kancerin në Miami të Floridas të cilit i kishin vënë emrin e Tij: «Papanicolaou Cancer Research Institute».
Më 1961 ai do merret me pasion për organizimin dhe funskionimin e Institutit, punë e cila do jetë karmike për jetën e Tij.

Ndrron jetë më 19 Shkurt 1961 nga “heart attack”, duke lënë pas një Kryevepër për Femrën e cila lind jetën.
Ai ju përkushtua Femrës si askush në botë dhe mbi zbulimin e Tij do ndërtohen metoda të tëra klinike eksperimentale dhe kurime farmaceutike.
Vepra e Tij është e njohur Ndërkombëtarisht dhe ka marrë tituj të pafund nga universitetet ndërkombëtare.
Georgio Papnikolaou mes veprës së Tij hyjnore na mëson se përkushtimi, durueshmëria, dashuria për jetën, qëllimi i lartë dhe i bukur janë dhe do jenë domosdoshmëria e Vetme e ekzistencës tonë në këtë jetë!
Vepra e Tij i dha femrës jetëgjatësi, si qënie e vyer për veten, familjen dhe shoqërinë.

Unë e dua Heroi tim të dashur që kam edhe fatin të rroj në Atdheun e Tij pasi, m’u desh të përplasem në shkëmb dhe të dal e humbur tek ëndrra por jo tek jeta!!!
Jetë pa ëndrra ka, ëndërr pa jetë nuk ka!!!

E ndjeva për detyrë të përshtat filozofikisht dhe të përkthej jetën e këtij Gjeniu të Grave në mbarë botën për mikeshat e mija të dashura.
“Kujtohu për Test PAP”- duhet të jetë një letër e voçkël shumënjgjyrëshe në çdo frigorifer shtëpie që ka Femër.
Kurrë mos anashkaloni jo test PAP por…dëshirën për jetën dhe dashurinë për të jetuar gjatë pranë atyre që ju do shpirti. Shtetet duhet të hapnin të gjitha klinikat dhe spitalet që Gratë të bënin falas Test PAP dhe Mamografi një herë në vit. Por si gjithçka në epokën që rrojmë, edhe ky kujdes është kthyer në një panair të shëmtuar në muajin kundër kancerit, Tetor.

Seleksionoi, përshtati dhe përktheu me ❤️dashuri për Ju, NilaR

Selanik, Anila Rezhda

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit