Si ta urosh artistin korçar Guri Koço në këtë përvjetor ditëlindje? Si aktor, regjisor, serenatist, mjeshtër batutash, libretist…si? Ndaj i drejtohem ARTIST, sepse i tillë është Guri i dashur dhe respektuar nga gjithë artdashësit, jo vetëm korçarë!

Gëzuar Guri ynë…
Urim, mbushur me mirënjohje për kënaqësinë që na ke dhuruar në skenë dhe ekran…
Autor dhe aktor i shumë roleve në film e teatër, skeçeve dhe pjesëve humoristike. Regjisor i shumë komedive të suksesshme, në ndërtimin e mjaft karaktereve të cilat kanë lënë gjurmë në jetën artistike të teatrit.
Një emër i skalitur në elitën e artistëve të mëdhenj të teatrit A.Z.Çajupi në Korçë.
Ndaj pyes, si ta uroj artistin në këtë përvjetor?
Në çdo 6 dhjetor, pas çdo urimi, tek ai lind një “rini” e dytë…
Të presim…”çmënduria” e rradhës sikur ka “trokitur”…
Hapjani portën…të gjithë e duan!


@NewsIn.Al

