SKANDAL NË TURQI / Dyshime të forta për trukim: Goli i Musleras po investigohet, pas tij fshihet “operacioni Osimhen”?
Një tërmet i vërtetë ka goditur futbollin turk! Një nga ngjarjet më të përfolura të sezonit të kaluar, goli me penallti i portierit veteran të Galatasaray, Fernando Muslera, ka përfunduar nën një investigim të thellë për trukim ndeshjesh dhe baste ilegale.
📉 Basti me kuotë 130.00 dhe skenari i paracaktuar
Gjithçka lidhet me sfidën e 18 Majit 2025, ku Galatasaray mposhti Kayserisporin me rezultatin 3-0. Në atë ndeshje, Muslera la portën për të ekzekutuar një penallti një moment që në atë kohë u duk si festë, por që sot dyshohet se ishte një skenar i pastër i kurdisur.
Sipas dosjes hetimore, goditja nga pika e bardhë e portierit uruguajan ishte e planifikuar që më parë për të kapur një kuotë çmendur basti prej 130.00, e cila parashikonte pikërisht që portieri do të ishte golashënues.
💰 500.000 Euro bast për të blerë Victor Osimhen?
Akuzat bëhen akoma më tronditëse për zv.presidentin e Galatasaray, Maruf Güneş. Ai dyshohet se ka qenë njeriu që ka vendosur një bast prej 500.000 eurosh për golin e Musleras.
Dyshimi i madh: Hetuesit po verifikojnë pistën se fitimet marramendëse nga ky kombinim janë përdorur më pas nga klubi për të financuar transferimin bombastik të sulmuesit Victor Osimhen.
Çështja po hetohet me shpejtësi maksimale nga autoritetet turke dhe pritet të sjellë sanksione të rënda nëse vërtetohen akuzat.(Albania soccer)
@NewsIn.Al
