Si sot që ti feston ditëlindjen
Se di pse kaq më merrën malli,
Të pijmë kafenë si ngaherë,
Tani që ti u bëre ajër,
Më merr për krahu si të ishe ndjenjë.
E ndjej praninë tënde si flladi,
Teksa përpiqesh të më flasësh,
Ashtu, mes faqeve të librit,
Ku shpirtin ndjenjat i përplasën.
Prapë do të takohemi një ditë,
Si sot që ti feston ditëlindjen,
Në sytë e Siandrës do të gjej buzëqeshjen,
Përmes Erisit, përqafimet.
Dhe jam i bindur Skënder, poet,
Ti me të vdekurit s’ke asnjë punë,
Se t’i je Yll, je Diell dhe Qiell,
Se hyn e del, pa bërë zhurmë.
Arben Petro Trebicka
@NewsIn.Al

