KreuAktualitetiSMS-ja e çuditshme që Grida Duma mori nga hakerat

SMS-ja e çuditshme që Grida Duma mori nga hakerat

SMS-ja e çuditshme që Grida Duma mori nga hakerat

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në emisionin “Top Story”, ku foli për përgjimet përmes aparaturave teknologjike apo mesazheve hakëruese.

Autorja e emisionit, Grida Duma tregoi një SMS të çuditshëm që ka marrë më parë nga hakerat.

Karamuço shpjegoi se që nga formulimi i mesazhit, ai që e ka shkuar nuk është shqiptar, teksa shtoi se nëse hapet linku, të vidhen të dhënat.

“Që nga formulimi do e shohësh që ai që e ka shkruar nuk është shqiptar. Nëse janë emra të njohur na ka ndodhur me President Republike. Po ta çosh emër të ndonjë ministri, do hapeshin se do besoheshin. Po të klikosh në link merr nën kontrollin e plotë celularin e dikujt.

A ka sisteme të tjera sot? Ka. Atë me telefonin zero besoj se e mbani mend. Edhe tani që flasim ka ende tendera sekret për përgjime, të ligjshme.

Me emra janë kërkuar para. I kanë bërë në Shqipëri, por nuk i bëjnë më. S’po flasim se na kanë ardhur kinezët, koreano-veriorët, izraelitet, jo. Në Itali për shembull është kapur një grup rumun. Rfdi, përmes bombardimeve me frekuenca merr të dhënat e kartave që mund të kesh. Në atë grup është kapur edhe një shqiptar. Ajo aparaturë zëre se ka ardhur në Shqipëri, shqiptarët duhet të tregojnë kujdes. Ka dhe goca që i mbajnë çantat e hapura”, shprehet ai.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit