KreuAktualitetiSot është ditë zie për shoqërinë shqiptare, ditë përshpirtjeje për shpirtrat e...

Sot është ditë zie për shoqërinë shqiptare, ditë përshpirtjeje për shpirtrat e tri fëmijëve të vegjël, të cilëvë iu mbyllën përgjithmonë ëndrrat

Sot është ditë zie për shoqërinë shqiptare, ditë përshpirtjeje për shpirtrat e tri fëmijëve të vegjël, të cilëvë iu mbyllën përgjithmonë ëndrrat.

Tragjedia e tri fëmijëve dhe e nënës së tyre është ngjarje e kobshme për mbarë shoqërinë tonë, ngjarje që risjell në ditët tona të shekullit XXI Medean e antikitetit grek (shek. V p.e.s.)- nënën vrasëse të fëmijëve të saj- figurën komplekse të gruas mes pasionit, hakmarrjes, fuqisë/pafuqisë për të vënë të drejtën në vend, tensioneve të thella psikologjike dhe enigmave të pazbardhura, që Euripidi e përjetësoi në veprën Medea.

Njëra anë është të kritikosh pas skenës së fundit të tragjedisë vetëm epilogun fatal pa ditur më parë shkaqet e katastrofës, ndërkohë që ana tjetër, më e vështirë, është të hedhësh sytë pas, për të analizuar arsyet pse edhe pas 2500 vitesh Medeat vijnë thuajse në të njëjtat trajta.

Kori: (populli)
Moj korbë, qenke
gur apo hekur
ti që vret,
me dorën tënde fëmijët e tu,
pemën që solli martesa jote?

Medea, Jasonit: (babait të fëmijëve)
I vrava vetëm, që të të djeg

Sot është ditë zie për shoqërinë shqiptare, ditë përshpirtjeje për shpirtrat e tri fëmijëve të vegjël, të cilëvë iu mbyllën përgjithmonë ëndrrat në lumin Bunë të Shkodrës

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit