KreuAktualitetiSOT MBËRTHEHET NË KRYQ! "Σήμερον κρεμάται επί ξύλου!" Gëzuar të gjithëve këto...

SOT MBËRTHEHET NË KRYQ! “Σήμερον κρεμάται επί ξύλου!” Gëzuar të gjithëve këto ditë të Pashkës!

SOT MBËRTHEHET NË KRYQ!
“Σήμερον κρεμάται επί ξύλου!”
Gëzuar të gjithëve këto ditë të Pashkës!

Sot varet e mbërthehet mbi kryq,
Ai që ngriti e vari tokën mbi ujë.
Kurorë gjëmbash i venë rreth kokës,
Atij që mbreti i ëngjëjve, është.
E mbështjellin me porfirë të rremë,
Ai që me re, vesh qiellin.
Mundohet, vuan dhe rrihet,
Ai që në ujin e Jordanit, Adamin e çliroj.
Me perona e mbërthyen, dhëndërin e kishës.
Me heshtë, u shpua biri i Virgjëreshës.
I përulemi dhimbjeve, vuajtjeve të Tua, Zoti Krisht!
Dhe na trego Anàstasin, ringjalljen tënde të plotlavdishme!

Shqipëroi: Ilia V. Ballauri ©

(Këndohet të Enjten e Madhe të javës së Pashkës, sipas Matheut, (κζ΄ -3 -32) Antifoni (15)
Ilustrimi: Pamje e trishtuar, nga kisha e Shën Millit Voskopojë 1722 – 1725, e keqtrajtuar në kohë.)
Nxjerrë nga: (I.V.B.) Fragmenta Litteraria – Varia 1, bot. 2023, fq.42

Ilia.V.Ballauri

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit