KreuAktualitetiSot në Kongres: PS 2030... Rama u mban ‘sekret’ socialistëve lëvizjet që...

Sot në Kongres: PS 2030… Rama u mban ‘sekret’ socialistëve lëvizjet që pritet të ndodhin.

Sot në Kongres… Rama u mban ‘sekret’ socialistëve lëvizjet që pritet të ndodhin. Urimi i tij sot ishte :PS 2030

Në jo pak raste këto 11 vitet e fundit Edi Rama ka shfytëzuar kongresin e partisë për ndryshime në qeveri.

Kongresi Zgjedhor i shtyrë 2 herë pritet të nisë në orën 11 në pallatin e Kongreseve ndërsa Partia Socialiste nuk ka bërë asnjë njofim.
Dy janë çështjet më me interes që priten nga ky kongres, nëse do të ketë ndryshime në qeveri dhe nësë kryesocialisti do të tregojë emrin e pasuesit të Lindita Nikollës në krye të parlamentit pas dorëheqjes së saj të befsishme mbrëmjen e së enjtes.

Kongresi do të zgjedhë edhe Asamblenë e Re e cila përbehet nga 350 anëtarë, por që do të zgjidhen vetëm rreth 150 prej tyre pasi tjetër është ex-officio për shkak të detyre.
Gjatë kongresit burimet jo zyrtare thanë se do të ketë 3 panele ku do të diskutohen Mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe turizmi.
Kryeministroi Edi Rama pritet të mbajë fjalën e tij të gjatë pas këtyre paneleve.

Slogani PS 2030, nënkupton sigurinë e liderit socialist për të qënë në pushtet dhe dy mandate të 5jera.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit