Sot në orën 18:00 promovohet libri “Proza tregimtare greke” me autor Stavro Dajo, studiues dhe përkthyes me banim në Selanik. Libri përmbledh në formën e një antologjie prozën greke të përkthyer ndër vite nga personalitete të ndryshme shqiptare.
Stavri Dajo është i njohur në emigracion për një kontribut shumë të madh në organizimin e eventeve letrare, kulturore- artistike në Selanik
Veprimtaria do të zhvillohet këtë të premte, dt. 12 prill 2024, ora 18:00 në bibliotekën “Thimi Mitko”, si organizim i kësaj të fundit me Universitetin “Fan S. Noli” Korçë dhe shtypshkronjën Literatus, Selanik.
Referojnë pedagogët Jonela Spaho – dekane, Eris Rusi, Ilir Shyta, zv,dekani Jordan Jorgji dhe prof. Vlasis Vlasidis nga Universiteti “Makedonias” Selanik
@NewsIn.Al
@NewsIn.Al

